8.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeThaçi përkujton Nebih e Tahir Mehën në 39 vjetorin e rënies

Thaçi përkujton Nebih e Tahir Mehën në 39 vjetorin e rënies

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar Nebih e Tahir Mehën në 39 vjetorin e rënies.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ata nuk u dorëzuan, por bënë rezistencë deri në fund, duke u bërë simbol i mbrojtjes së pragut të shtëpisë.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit:

Para 39 viteve, babë dhe bir, Nebih dhe Tahir Meha, trashëgimtarë të familjes atdhetare të Emin Latit, në ditën zyrtare të policisë jugosllave, më 13 maj 1981, u rrethuan në kullën e tyre në Prekaz nga njësi të shumta policore.

Ata nuk u dorëzuan, por bënë rezistencë deri në fund, duke u bërë simbol i mbrojtjes së pragut të shtëpisë dhe frymëzim për rezistencë të armatosur në kontekstin historik të demonstratave të vitit 1981, me kërkesën themelore për ngritjen e statusit politik të Kosovës në nivel të Republikës.

Emrat dhe veprat e Nebih dhe Tahir Mehës janë përjetësuar në historinë e re të Kosovës.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments