10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeTeuta Arifi: Punët për ndërtimin e tubacionit të ri të ujësjellësit në...

Teuta Arifi: Punët për ndërtimin e tubacionit të ri të ujësjellësit në Poroj, para përfundimit

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka njoftuar përmes profilit të saj në Facebook se punët për ndërtimin e tubacionit të ri të ujësjellësit të fshatit Poroj janë para përfundimit, transmeton TetovaSot.

“Janë para përfundimit punët për ndërtimin e tubacionit të ri të ujësjellësit të f.Poroj, nga burimi i Buxhakut deri tek baseni brenda fshatit!?
Janë 6000 metra gypa të cilat i siguroi komuna e Tetovës, kurse me ndihmën e bashkësisë lokale dhe banorëve të Porojit po realizohen punët ndërtimore për vendosjen e gypave dhe hapjen e rrugës deri tek burimet, që gjenden në lartësi mbidetare prej 2000 metra.?
Falënderoj të gjithë ata që kontribuan për këtë projekt shumë jetik për banorët e Porojit, si dhe për aktivizmin qytetar i cili është determinues për realizimin e projekteve të tilla kapitale! ✅
#NdërtojmëTëArdhmen”, thuhet në njoftimin e kryetares Arifi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments