9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeRreth 85 mijë të vaksinuar në Maqedoni, ministrat do të imunizohen në...

Rreth 85 mijë të vaksinuar në Maqedoni, ministrat do të imunizohen në dy javët e ardhshme

Problemet teknike kanë ngatërruar pikat e vaksinimit të qytetarëve. Përmes sistemit “Moj Termin” qytetarët kanë marrë orare të gabuara për imunizim, përkatësisht atyre iu janë caktuar termin në qytet tjetër edhe në rastet kur në qytetin e tyre ka pasur pikë vaksinimi. Ministri i Shëndetësisë tha se qytetarët të cilët janë shumë larg pikës së vaksinimit, mund të njëjtën ta marrin nëpër Shtëpitë e Shëndetit në qytetin ku jetojnë, por procesi do të shkojë më ngadalë deri në imunizim. Gjatë javës së ardhshme pritet të hapën pika vaksinimi edhe në Veles, Prilep dhe Strumicë.

Në sistemin “Moj Termin” u tregua se ka pasur problem gjatë aplikimit. Do të thotë është aplikuar për dikë tjetër, gabimisht. Kur filloi vaksinimi masiv nëpër sallat sportive një – dy ditë nuk kishte vaksina gjithkund, megjithatë u shpërndanë edhe nëpër shtëpitë e shëndetit. Qëllimi është që qytetarët të marrin termin sa më herët, mund të kenë edhe në qytetin e tyre vaksinim por duhet të presin 5-6 ditë ndërkaq nëse i drejtohen punktit më të madh të përafërt atëherë vaksinohen atë ditë, ose të nesërmen”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Deri më tani janë vaksinuar rreth 85.000 qytetarë. Rreth 24 mijë qytetarë kanë pranuar dy doza të vaksinës, ndërsa certifikatën e imunizimit mund ta marrin te mjeku amë. Gjatë ditës së sotme me dozën e parë të vaksinës kineze Sinofarm u vaksinua edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Për momentin në dispozicion për qytetarët janë vaksina Pfizer dhe Sinofarm ndërkaq edhe ajo ruse me të cilën bëhet rivaksinimi. Të gjitha dozat e vaksinës Astra&Zeneca tashmë janë shfrytëzuar. Një ditë më parë ministri gjerman i Shëndetësisë njoftoi se me Astra&Zeneca do të vaksinohen të gjithë grup moshat, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet në qëndrimin se kjo vaksinë nuk do tu jepet personave nën moshën 60 vjeçare.

Gjatë mëngjesit të sotëm kemi biseduar me koordinatorin nacional për imunizim dhe me ekspertë do ta analizojnë këtë çështje. Për momentin nuk ka ndryshim të qëndrimit. Nuk merret shembulli vetëm i Gjermanisë por dhe i shteteve të tjera”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Deri më tani përmes faqe së internetit vakcinacija.mk janë paraqitur rreth 260,000 qytetarë për tu vaksinuar kundër Kovid19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments