Përmirsimi i një dështimi paraprak të përvetsohet si e arritur e përgjithshme kjo dihet publikisht . Kjo është e njohur në politikëbërje posaçërisht vjen në shprehje më shumë se çdo kund tjetër edhe në Tetovë. Të mos mbash përgjegjësi është e logjikshme .Doli krietarja e Komunës së Tetovës dhe u lavdrua

Pra gabimet e tenderuesit ,po përmirsohen pa faj nga puntorët e palodhshëm të mirëmbajtjes në NPK Tetova ,në borë në temperatura – në Malsinë e Sharrit edhe atë pa përgaditje dimërore veshmbathje …është vërtetë PUNË HEROIKE e Muhamet Kukës,Servet Aliti-Paja, Krenarit ,Leutrimit ,Ramadanit ,Shkëndimit ,Ukës etj kërkojmë ndjesë për mos përmendje të emrave tjerë të angazhuar në përmirsime të gabimeve të tenderuesit ,pa marë para sysh faktorin VIS MAJOR-Natyra (tërmeti?),edhe faktori njeri këtu është i përfshirë më shumë se çdo faktor tjetër. As edhe një vetëkritikë …Dhe të mos e vlersosh punën e punëtorëve të palodhshëm …me ndonjë nderim ?! a mereni me mend shumica dërmuese e puntorëve në NPK TETOVA nuk mund të gëzojnë mbrojtje shëndetsore dhe sociale gati një vit.
Në anën tjetër, organizata EcoGuerilla, në reagimet e mëhershme, vlerësonte se kryetarja Arifi nuk e pa të arsyeshme t’u drejtohej qytetarëve kur mbetën pa ujë për mbi një javë. “Por qytetarët edhe ashtu nuk mund të presin seriozitet më të madh nga ana e saj, e cila asnjëherë nuk reflekton në momentin e nevojshëm”, theksonte EcoGuerilla.
Organizata ka kërkuar nga Prokuroria formimin e një komisioni hetimor, i cili do të bënte revizionin e gjithë projektitit të ujësjellësit.

