22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeTetovë, referendum për largimin e kazinove dhe bastoreve nga qyteti

Tetovë, referendum për largimin e kazinove dhe bastoreve nga qyteti

Lëvizja Antibixhoz nga Tetova sot ka organizuar debat publik në të cilën u shpalos se do të iniciohet referendum lokal me qëllim që të pyeten qytetarët nëse duan që t’i largojnë objektet për lojëra të fatit nga vendbanimet. Ata thonë se ky hap është si pasojë e situatës alarmante në tërë shtetit. Kryetari i Komunës, Bilall Kasami e konfirmoi se Komuna do ta organizojë referendumin.

“Menaxhimi qëllimisht i keq na solli në situatë që patjetër të mundemi të gjejmë mënyra dhe zgjidhje se si të tërhiqemi nga kjo situatë. Iniciativa për referendum rrjedh prej nesh, do të fillojmë nga Tetova dhe do të vazhdojmë me idenë në tërë qytetet dhe komunat tjera dhe njëherë e përgjithmonë të zgjidhet problemi me këto objekte të lojërave të fatit”, deklaroi Xhemal Abdiu nga Lëvizja Antibixhoz.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments