8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTETOVË: PROTESTË NË MBËSHTETJE TË POPULLIT PALESTINEZ

TETOVË: PROTESTË NË MBËSHTETJE TË POPULLIT PALESTINEZ

Disa studentë, në Tetovë kanë organizuar ekspozitë me karakter protestues në mbështetje të popullit palestinez të Gazës.

Ne asnjëherë nuk I kemi harruar gjenocidet, të gjitha masakrat që kanë ndodhur, thanë organizatorët duke përmendur me këtë rast Holokaustin, masakrat në Krime, Hiroshima dhe Nagasaki, në Burma, masakrat në Kurdistanin Lindor, në Srebrenicë dhe masakrat ndaj vëllezërve tanë të Kosovës para dy dekadave.

“Qëllimi kryesor I tubimit të sotëm është që të solidarizohemi me popullin palestinez dhe kundër shtetit dhunues izraelit që po bën dhunë ndaj popullatës palestineze” – thanë organizatorët.

Ata kishin edhe një mesazh për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

“Poashtu jemi tubuar këtu për t`I treguar Qeverisë së RMV-së se popullata e këtij shteti është me ata të cilëve u bëhet padrejtësi, u vriten civilë e fëmijë në format më makabre të mundshme. Ne dënojmë këtë dhunë dhe jemi me popullin palestinez” – thanë organizatorët. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments