9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTetovë, nga sot e martë 21.04.2020 ndalohet transporti i organizuar

Tetovë, nga sot e martë 21.04.2020 ndalohet transporti i organizuar

Qeveria ka vendosur që prej ditës së nesërme, 21 prillit, të ndalohet transportimi i organizuar i udhëtarëve në Komunën e Tetovës.

Ndalesa vlen edhe për transportin publik brenda Komunës.

“Nga kjo ndalesë përjashtohen transporti që kryhet nga operatorët ekonomikë për punonjësit e tyre, respektivisht transporti i punonjësve deri në vendin e punës, si dhe transportimi i organizuar i punonjësve në Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, transporti i zjarrfikësve “, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Për qytetin e Tetovës, pajisje mbrojtëse të detyrueshme në çdo kohë për qytetarët kur largohen nga shtëpia, por edhe të largohen vetëm nëse është e nevojshme, janë pjesë e masave të fundit të ndërmarra nga qeveria për t’u ballafaquar me pasojat e coronavirusit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments