3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeMarrëveshja Kosovë-Serbi/ Grenell: E kemi thënë shpesh, nuk kam biseduar kurrë për...

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Grenell: E kemi thënë shpesh, nuk kam biseduar kurrë për shkëmbim territoresh

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi hodhi sërish poshtë zërat për një marrëveshje me shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Twitter Grenell thotë se asnjëherë ai nuk ka folur për shkëmbim territoresh dhe kjo bisedë nuk është bërë asnjëherë në takimet që ai ka qenë prezent.

Ai i bëri këto komente duke reaguar në rrjetin social Twitter ndaj postimeve të analistit të çështjeve të Evropës Juglindore, Jasmin Mujanoviç, rreth një bashkëbisedimi të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti me gazetarë e analistë ndërkombëtar.

“Absolutisht nuk ka pasur asnjë bisedë për shkëmbim territoresh nga unë dhe nuk është diskutuar nga askush në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”- shkruan në Twitter Grenell.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments