9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeALBIN KURTI TALLET RËNDË ME ISA MUSTAFËN, IA RIKUJTON QË ËSHTË I...

ALBIN KURTI TALLET RËNDË ME ISA MUSTAFËN, IA RIKUJTON QË ËSHTË I SËMURË

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është tallur me shkopin të cilin Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e përdor për të ecur shkaku i sëmundjes nga e cila vuan.

Isa Mustafa vuan nga një sëmundje e rrallë që njihet si “Sindomi Gulian Barren”. Kjo sëmundje, siç kishte treguar vitin e kaluar kreu i LDK-së, i ka shkaktuar atij humbje të fuqisë së duarve dhe këmbëve.

Por, Albin Kurti është tallur me shkopin e Isa Mustafës. Ka thënë se lideri i LDK-së më shumë e përdor atë “për të goditur Vjosa Osmanin, sesa për të ecur”.

“Nëse do të kishte ndryshim në udhëheqjen e LDK-së qoftë për nga kursi, qoftë për nga personalitet do të ishte e mundshme një gjë e tillë, mirëpo siç është tani nuk mund të them se ka bashkëpunim nëse mbështetet presidenti. Nëse kryetari i LDK-së e përdor shkopin e tij më shumë për të goditur zonjën Osmani se sa për të ecur më të”, ka thënë ai te Çim Peka.

I pyetur lidhur me një koalicion të mundshëm për PDK-në, ai ka thënë se “do të ishte mirë që kjo parti të reformohej në opozitë për një ose dy mandate.”

Pas zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit, kur Lëvizja Vetëvendosje kishte vendosur “vija të kuqe” për koalicione me të gjitha partitë tjera parlamentare, përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës, diskursi i Albin Kurtit ndaj Isa Mustafës kishte ndryshuar rrënjësisht.

Nga epitetet ofenduese ndaj Mustafës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje kishte kaluar në epitete lartësuese për homologun e tij nga LDK-ja.

Për dallim nga vitet e kaluara, kur gjatë protestave kundër demarkacionit me Malin e Zi në periudhën 2014-2017 Isa Mustafën  e quante “argat të Serbisë”, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019, Kurti i kishte vënë Mustafës titullin universitar “profesor”. /Insajderi.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments