8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeTetovë, harrohet bulevardi i nisur në shkurt

Tetovë, harrohet bulevardi i nisur në shkurt

Bulevardi Video Smilevski në Tetovë u përurua në shkurt, por që atëherë nuk është lëvizur as edhe një gur për të përfunduar ndërtimet. Ndërsa shumë komuna situatën me virusin Korona e shfrytëzojnë për të investuar në infrastrukturë, komuna e Tetovës arsyetohet se ndërtimet janë ndërprerë për shkak të Pandemisë.

Ndërtimi i Bulevardit u premtua në muajin shkurt. Por pas tre muajsh autoritetet nuk kanë lëvizur edhe një gurë për ndërtimin e kësaj rruge.

 “Fill pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë pompoze u bë inaugurimi i fillimit të punëve për ndërtimin e këtij bulevardi këtu në Tetovë, por, vetëm disa ditë pas kësaj, u harruan punët rreth ndërtimit të këtij bulevardi dhe që prej dy muajsh këtu, siç e shihni, nuk ka as makineri ndërtimi e as dhe nuk zhvillohen punët për hapjen e tij”.

Ndërsa shumë komuna e kanë shfrytëzuar frekuentimin e ulët të qytetarëve për shkak të Pandemisë për të përmirësuar infrastrukturën, komuna e Tetovës arsyetohet se ndërtimet janë ndërprerë për shkak të situatës së krijuar me COVID 19.

Komuna e Tetovës

Pandemia ka bërë që punëtorët e operatorit ekonomik që merret me realizimin e këtij projekti të mos kenë mundësi të jenë në vendin e punës deri në një vendim të ri qeveritar për kthimin e gjendjes normale nga ajo e jashtëzakonshme dhe më pas do të vijojnë punimet jo vetëm tek ky projekt por edhe projektet e tjera të cilat kanë mbetur në gjysmë – thonë nga Komuna e Tetovës.

Prej dy dekadash fatin e njëjtë e ka edhe bulevardi Bllagoja Toska. Banorët thonë se, disa herë punimet kanë filluar, por asnjëherë nuk kanë përfunduar.

 “Asnjëherë asgjë nuk do bëjmë ne, krejt në përgjithësi flas. Premtime sa të duash por realizimi asnjëherë, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë. Ne e dimë se nuk munden barem të mos premtojnë”.

 “Kemi dëgjuar premtime shumë herë, nga shumë pushtetarë deri më tani që thanë se do e bëjnë pas zgjedhjeve por ende nuk e kanë bë”.

“E kanë lënë pa bë, po a s`mundën të gjejnë mjete deri më tani, shikoni çfarë rruge kemi”.

Punimet për rregullimin e bulevardit Video Smilevski Bato, kanë filluar në 13 shkurt, ndërsa është parashikuar hapja e këtij bulevardi përmes qendrës sportive dhe lidhja e tij me lagjen Tetovarja. Për projektin në fjalë janë ndarë rreth një milion euro.

Bashkim Sulejmani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments