10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeTetovë / Edhe 10 viktima nga Kovid-19, hapen 5 pika vaksinimi në...

Tetovë / Edhe 10 viktima nga Kovid-19, hapen 5 pika vaksinimi në qytet dhe 5 nëpër fshatra

Imunizimi në qytetin e Tetovës do të tentohet që të arithet me hapjen e pesë punkteve të tjera në qytet edhe pesë në komunat rurale. Këtë e deklaroi për Televizionin 21, drejtori i shtëpisë së shëndetit publik Borisllav Jorgaqievski. Sipas tij në Tetovë në katër lokacione do të kryhet vaksinimi ndërsa rivaksinimi do të kryhet në shtëpinë e kulturës në Tetovë.

“Fillimisht do të hapet punkt në ish shtëpinë e armatës , i cili do të duhet me një kapacitete më të madh të vaksinojë qytetarë në nivel ditor, punkti tjetër do të duhet të hapet varësisht nga përgatitjet. Është punkti tek teleferiku apo restoranti Elem Turs. punkti tjetër është në ambulanten fshatit Poroj dhe mbetet punkti tek shtëpia e shëndetit që funksionon dhe vazhdon të funksionoj. Me çka rivaksinimi do të shkojnë në Pallatin e Kulturës dhe aty do të bëhet vetëm rivaksinimi”, tha Jorgaqievski.

Qendra e vaksinimit në Tetovë do të mbyllet për shkak se në shtatorë fillon viti shkollor me prani fizike.

“Punkti tek shkolla e mesme mjekësore për shkak të fillimit të vitit shkollor me prani fizike do të duhet që të mbyllet dhe zëvendësim do të jetë punkti tek shkolla e mjekësisë që do të jetë me kapacitete të mjaftueshëm për rivaksinim”.

Sipas Jorgaçeskit bisedime janë duke u bërë me spitalin e Tetovës që edhe ata të ofrojnë ndihmë me staf mjekësor, pasi që funksionimi i punkteve kërkon një angazhim më të madh të stafit mjekësor.

Gjatë ditës së sotme në Tetovë jetën e kanë humbur 10 presona nga Covid 19 , ndërsa 120 akoma janë të shtruar në spital edhe 118 prej tyre janë duke pranuar oksigjen. Ajo çka mbetet më shqetësuese është se 245 pacientë ka kërkuar ndihmë në spital që tregon se numri i atyre që janë duke u infektuar vazhdon të rritet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments