10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeQYTETARËT QË NUK DO TË REGJISTROHEN DO TË PËRBALLEN ME DREJTËSINË

QYTETARËT QË NUK DO TË REGJISTROHEN DO TË PËRBALLEN ME DREJTËSINË

Autoritetet më të larta të vendit janë duke përgatitur qytetarët që ta marrin sa më seriozisht procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili pritet që të fillojë më 5 shtator dhe të përfundojë më 30 shtator. Ditë më parë kryeministri Zoran Zaev refuzoi kategorikisht që mund të ketë sërish shtyrje të procesit, i cili ishte planifikuar që të realizohej në prill të këtij viti, por që u shty me marrëveshje ndërmjet kreut të LSDM-së dhe atij të VMRO-së.

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski ua ka rikujtuar qytetarëve të kanë hezitime se refuzimi për t’u regjistruar mban përgjegjësi penale. Ai e ka bërë të qartë se në këtë rast qytetarët duhet ta kuptojnë se regjistrimi është një hap i detyrueshëm ligjor.

“Ky është një detyrim dhe ne duhet të jemi pjesë e këtij procesi. Dhe është kudo në botë, ne nuk jemi përjashtim. Kushdo që përpiqet, për çfarëdo arsye, me kusht që të respektojmë të gjithë protokollet e përshkruara që kemi për mënyrën e regjistrimit, nëse dikush refuzon të regjistrohet dhe të respektohen të gjithë protokollet, atëherë ai do të mbajë pasojat. Ligji parashikon përgjegjësi kundërvajtëse dhe nuk ka dilema apo falje për askënd”, paralajmëroi Simovski.

Kreu i Entit të Statistikave ka dhënë edhe shpjegime për zhurmën që është krijuar se regjistruesit që do të lëvizin nga shtëpia në shtëpi do të mund ta përhapin koronavirusin. Ai siguroi se të gjithë regjistruesit do të mbajnë maskë mbrojtëse, shumica do të vaksinohen dhe do të jetë e mundur të regjistrohen jashtë shtëpive, në hapësira të hapura.

“Nëse një regjistrues nuk mban maskë, nuk respekton protokollet, atëherë ai absolutisht duhet të raportohet dhe do të dënohet rëndë. Një punë e tillë mbart përgjegjësi penale. Sidoqoftë, nëse i plotëson kriteret dhe njerëzit refuzojnë të regjistrohen, atëherë ata do të mbajnë pasojat”, shpjegoi Simovski.

Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev u bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë sa më shumë në konkursin për regjistrues dhe instruktorë gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë. Ky proces nisi para disa muajsh me regjistrimin online të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. Por, më pas procesi u shty me marrëveshje politike për shkak të pandemisë me Kovid-19. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments