18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeTë punësuarit e Spitalit të Tetovës mbështesin Florin Besimin

Të punësuarit e Spitalit të Tetovës mbështesin Florin Besimin

Të punësuarit e Spitalit të Tetovës i kanë shprehur mbështetje drejtorit në dorëheqje, Florin Besimit.

Kryeshefat e reparteve të Spitalit, kanë filluar grumbullimin nënshkrimeve, me anë të së cilave shprehin “Përkrahjen morale për drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës nga personeli mjekësor”.

TV21 kontaktoi kryeshefin e Repartit të Gjinekologjisë, Nagip Rufatin. Në bazë të tij, kjo mbështetje ka për të qëllim t’i japë Besimit përkrahje morale dhe do të nënshkruhet nga ata punonjës që dëshirojnë.

Sipas tij, ata nuk emërojnë drejtor, kësisoj nuk mund të vendosin se a do të pranohet ose jo dorëheqja e Besimit, por qëllimi i grumbullimit të nënshkrimeve është të dërgohet mbështetje deri te Florin Besimi, i cili për shkak të përgjegjësisë morale nga ngjarja tragjike e 8 shtatorit, dha dorëheqje.

Më 8 shtator, në Tetovë humbën jetën 14 persona si pasojë e flakëve që shkrumboi Qendrën Kovid në Tetovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments