11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeESHS: Regjistrimi vazhdon me intensitetin dhe tempin e dëshiruar, deri dje janë...

ESHS: Regjistrimi vazhdon me intensitetin dhe tempin e dëshiruar, deri dje janë regjistruar mbi 300.000 qytetarë

Procesi i regjistrimit vazhdon me intensitetin dhe tempin e dëshiruar me çka deri dje në orën 10 janë regjistruar 308.551 persona, ka informuar sot ESHS-ja duke shtuar se vetëm dje janë regjistruar 114 308 persona.

“Enti Shtetëror për Statistikë i njofton qytetarët se për të gjitha dilemat dhe paqartësitë që kanë lidhur me procesin e regjistrimit mund të drejtohen në Byronë për regjistrim, në numrat e telefonit që janë publikuar në ueb faqen popis2021.stat.gov.mk”, theksohet në kumtesën e ESHS-së.

Prej atje theksojnë se regjistruesit që zbatojnë regjistrimin në terren janë persona të autorizuar nga ESHS të trajnuar për këtë aktivitetet dhe apelojnë deri te popullata të pranojnë në shtëpitë e tyre me besim dhe respekt dhe të japin të dhënat e nevojshme.

“Suksesi i këtij operacioni statistikor varet nga gjithë ne dhe është për të gjithë ne”, theksohet në kumtesën e ESHS-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments