8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeArifi organizoi pritje për personelin mjekësor dhe të gjithë ata që ndihmuan...

Arifi organizoi pritje për personelin mjekësor dhe të gjithë ata që ndihmuan në zjarrin në spitalin modular

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka organizuar pritje për individë dhe përfaqësues të institucioneve të cilët kanë ndihmuar gjatë zjarrit në spitalin modular të Tetovës më 8 shtator dhe parandaluan tragjedinë të jetë edhe më e madhe.

Në ndërtesën e komunës kanë qenë të pranishëm mjekë dhe personel mjekësor të cilët kanë qenë të angazhuar natën e tragjedisë në objektin montazh, si dhe zjarrfikës, policë, ushtarë…

“Në këto momente të rënda për ne dhe personelin mjekësor, ngushëllime deri të të gjithë qytetarët e Tetovës veçmas për familjet e viktimave. Për ne në këto momente janë shumë të rënda, nuk ka hapësirë për fjalë por gjejmë forcë si që kemi gjetur deri tani. Do të jemi edhe më tej pranë pacientëve tanë të cilët kanë nevojë”, ka deklaruar mjekja Evsale Tresi.

Sipas kryetares së komunës, guximi, profesionalizmi dhe solidariteti i atyre njerëzve që erdhën në komunë japin shpresë të dritës këto ditë.

“Dua t’ju falënderoj nga zemra në emër të atyre që kanë mbijetuar, por edhe në emër të gjithë qytetit tonë. E di se këto disa ditë, nuk mundëm t’i identifikojmë të gjithë ata që ndihmuan, por falënderimi jonë është deri te të gjithë që kontribuuan të parandalohet kjo tragjedi të jetë edhe më e madhe. Falënderim edhe për punën e juaj si media e cila ka qenë me rëndësi për qytetarët të marrin informacione të konfirmuara dhe të sakta. Në çdo tragjedi ka edhe viktima, pro edhe heronj dhe ata duhet të respektohen dhe të jenë shembuj se jeta mund ta mposhtë vdekjen”, ka thënë Arifi.

Në pyetjen e gazetarëve se si është gatishmëria e komunës dhe institucioneve lokale për parandalimin e zjarreve, Arifi tha se bashkë me Njësinë kundër zjarreve punojnë në ekipimin e tyre dhe investime te ta si dhe bëhet kontroll i rregullt i objekteve lidhur me pajisjen e intervenimit të shpejtë me aparateve kundër zjarreve. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments