6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeTEUTA ARIFI: KANË PËRFUNDUAR HETIMET PËR SPITALIN E TETOVËS

TEUTA ARIFI: KANË PËRFUNDUAR HETIMET PËR SPITALIN E TETOVËS

Sipas kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifit, hetimet në spitalin e modeluar të shkrumbuar të Tetovës kanë përfunduar. Tani siç thotë është duke u bërë përmbledhja e dokumentacioneve dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve. Në detyrë sipas Arifit është edhe ekipi i ekspertëve gjermanë.

Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës

“Siç jam e informuar, hulumtimet në vendngjarje kanë përfunduar. Është duke u bërë përmbledhje e dokumentacionit, e të dhënave që kërkohet zyrtarisht nga institucionet si dhe është duke u bërë mbledhja e dëshmive, e dëshmitarëve dhe sistemimi i tyre. Në të njejtën kohë, në punë është edhe ekipi gjerman i ekspertëve të cilët janë të specifikuar për rekonstruim të ngjarjes, në këtë moment është faza e hulumtimit”.

Në opinion është krijuar situatë e paqartë lidhur me ekspertët e paralajmëruar që do të kryejnë hetimin për të gjetur shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Prokuroria Themelore Publike dje përgënjeshtroi lajmet e mediumeve që ata janë në vend, duke thënë se ato pritet të vijnë ditët në vazhdim. Ndërsa, Arifi thotë se ato janë në vend dhe po kryejnë hetimin.

Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës

“Ata janë në vend, kanë arritur në vendin tonë dhe sigurisht duke pasur parasysh mënyrën e punës, janë angazhuar që të ndihmojnë në këtë proces”.

E pyetur për drejtorëve të dorëhequr të spitalit të Tetovës dhe kush do t’i zëvendësoj, kryetarja e Tetovës, u përgjigj se kjo çështje është në kompetencë të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe sipas saj, ato do t’i shohin mënyrat se si do të funksionoj spitali më tej.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments