12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeASH-Bekim Tateshi:EKZEKUTIVI TË MOS NDËRHYJË NË HETIMET PËR ZJARRIN NË TETOVË.

ASH-Bekim Tateshi:EKZEKUTIVI TË MOS NDËRHYJË NË HETIMET PËR ZJARRIN NË TETOVË.

Aleanca për Shqiptarët i bënë thirrje kryeministrit Zoran Zaev që të heqin duart nga hetimet dhe urgjentisht të konstatojnë dorëheqjet. Bekim Tateshi nga kjo parti kërkon nga kryeministri që sot të thirrë seancë në Qeveri dhe t’i dorëzoj dorëheqjet në Kuvend.

Bekim Tateshi, Aleanca për Shqiptarët

“Kreu i Qeverisë paralajmëroi edhe diçka më skandaloze, ndërhyrjen në hetime dhe prokurori. Ai nuk ka të drejtë të kontaktojë e as të informohet nga hetuesit para opinionit publik. I bëjmë thirrje që sot të thërret mbledhje të Qeverisë, t’i dorëzojë dorëheqjet në Kuvend dhe Kuvendi që nesër t’i konstatojë pa asnjë vonesë”.

Kërkesa për përgjegjësi politike sipas tyre nuk është politizim i rastit por është obligim ligjor.

Bekim Tateshi, Aleanca për Shqiptarët

“Kërkesa jonë për përgjegjësi politike dhe morale nuk është as për së largu politizim i këtij rasti siç tentojnë ta quajnë pushtetarët, por është kërkesë e qytetarëve dhe obligim ligjor. E vërteta është se Qeveria LSDM-BDI, kryeministri dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, janë ata që këto ditë tentojnë të relativizojnë përgjegjësinë dhe të përfitojnë politikisht për të ruajtur kolltuqet e tyre”.

Përndryshe, duke folur për spitalet e modeluara në vend nga këndvështrimi i një mjeku tha se në to nuk mund të trajtohen pacientë me pasqyrë të rëndë klinike dhe mendon se në spitalin e Tetovës ka pasur lëshime, por e lë që këtë ta tregoj hetimi.

/SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments