7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTë përjashtuarit nga VMRO-ja nuk do të jenë pjesë e listave të...

Të përjashtuarit nga VMRO-ja nuk do të jenë pjesë e listave të deputetëve

Grupi i deputetëve të pavarur nga VMRO-DPMNE-ja nuk do të jetë pjesë e listave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pas zgjedhjeve, deputetët të cilët nga VMRO-DPMNE-ja u përjashtuan për shkak të votës pro ndryshimeve kushtetuese, do të insistojnë siç thonë në demokratizimin e partisë së tyre. Koordinatorja e grupit, Emilija Aleksandrova thotë se strategjia e deputetëve ka qenë pjesëmarrja në zgjedhje në rast të ndryshimit të modelit zgjedhor me një njësi dhe lista të hapura. Aleksandrova shton se në këtë situatë, votat e tyre në nivel republikan nuk do të ndihmonin për të pasur një ose dy ulëse në Kuvend dhe për këtë arsye, plani i tyre mbete kthimi në VMRO dhe demokratizimi i subjektit.

Ndërkohë, Zekir Ramçilloviq i cili u shkëput nga grupi i deputetëve të pavarur konfirmon se është në negociata me partitë e shumicës parlamentare, për t’u kombinuar në njërën nga listat për deputet. Shkëputja e tij nga grupi i pavarur erdhi në momentin kur Ramçilloviqit iu dha njëra nga pesë pozitat e nënkryetarit të Kuvendit, dy prej të cilave ishin paraparë për opozitën.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, 8 deputetët kanë qenë të shpërndarë në katër njësi zgjedhore. Në njësinë e parë Elizabeta Kançeska Mileska, në të dytën Vlladanka Aviroviq, në njësinë e tretë Zekir Ramçilloviq dhe Emilija Aleksandrova dhe në njësinë e pestë Ljuben Arnaudov, Nola Ismaljova-Starova, Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski.
Më 19 tetor të 2018, Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së përjashtoi nga partia 8 deputetët për arsye të votimit të nevojës për ndryshime kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. Votimi i tyre u kushtëzua me amnistinë për 27 prillin, ku nga akuza për “cenim terrorist të rendit kushtetues” u larguan Mukoski dhe Vasilevski. 8 deputetët së fundi siguruar 80 votat e nevojshme edhe për Ligjin e Prokurorisë Publike dhe Ligjin për Mbrojte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments