15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMilloshoski ia dorëzoi “bombën” Ruskoskës, do të jetë provë në hetimin për...

Milloshoski ia dorëzoi “bombën” Ruskoskës, do të jetë provë në hetimin për “Lidhjen Ndërkombëtare”

he pse partia e tij shpeshherë e akuzon dhe e quan “prokuroria e Ruskoskës”, Antonio Milloshoski herët në mëngjes u takua me prokuroren Villma Ruskoska.

Milloshoski deri te Prokuroria publike dorëzoi një regjistrues zëri me incizim në të cilin kinse dëgjohet zëri i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Ky ishte një regjistrues zëri me audio incizim në të cilin dëgjohet zëri i ish kryeministrit Zoran Zaev dhe një transkript ku ishte ky audio incizim  i transmetuar me fjalë. Bëmë një procesverbal për pranim-dorëzimin e materialeve dhe sipas asaj që ma shpjegoi prokurorja Ruskoska, këto materiale ajo do t’i përfshijë në lëndën për Lidhje Ndërkombëtare”, deklaroi Antonio Milloshovski.

Milloshoski shtoi se audio incizimi hedh dyshim serioz se ish kryeministri Zaev një kohë më të gjatë ka ditur për mënyrën e financimit të Lidhjes Ndërkombëtare. Këtë incizim Milloshoski e prezantoi në Kuvend para shpërbërjes së tij.

“Jo, i duhen para për televizionin.

I duhen para për televizionin dhe vetëm bën kombinime të ndryshme

E pyeta “Boki bre, nga i ke marrë ato parat për televizion? Më tha: Kisha një të dashur nga Kroacia dhe nga Cile (Siljan Micevski) i cili mori para për shtëpitë për pleq.

Ne disa herë në këtë mënyrë e ndihmuam atë për televizionin e tij, kryesisht për marketing, kjo ishte që në tetor – nëntor të vitit 2018”, dëgjohet në bisedë.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev atëherë tha se çdokush që e ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet.

“Mesazhet tregojnë se çfarë njeri jeni dhe thoni se nuk ju intereson. Pa dallim nëse dikush ka medium PRO qeverisë, nëse më ka lavdëruar mua ose i ka përkrahur politikat e mia, nëse e ka shkelur ligjin, do të përgjigjet, pa marrë parasysh të kaluarën kur folëm për miliardë kur askush nuk dëgjoi që ish kryeministri të denoncojë ndonjë rast. Kryeministri duhet të jetë shembull se si duhet të funksionojë shteti i së drejtës”, tha Zaev.

Nga Prokuroria për TV21 thonë se do ta dëgjojnë dhe analizojnë bisedën pas çka do të sillet vendim për veprimet e mëtutjeshme për shfrytëzimin e materialit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments