17.6 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajme“Të pastrohen mbetjet e FETO-s nga Shqipëria”, Erdogani i kërkon Ramës fundin...

“Të pastrohen mbetjet e FETO-s nga Shqipëria”, Erdogani i kërkon Ramës fundin e strukturave të Gulenit

ë deklaratën e përbashkët për media nga Ankaraja, ku u nënshkruan një sërë marrëveshjes dypalëshe mes Turqisë dhe Shqipërisë, Presidenti Rexhep Taip Erdogan i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, zgjidhjen përfundimtare të problemit me organizatën FETO, e cila financohet nga kleriku Fetullah Gulen.

Njëjtë si ministri i tij i Jashtëm, Hakan Fidan, i cili më 29 janar nga Tirana kërkoi largimin e anëtarëve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri, edhe Erdogan ia tha në sy kryeministrit Edi Rama se ka ardhur koha për të finalizuar luftën me organizatën e shpallur terroriste nga Turqia.

Pjesë e agjendës tonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të organizatës terroriste që vazhdon aktivitete e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që ajo t’i arrijë objektivat e saj dhe po ashtu shohim që autoritet shqiptare janë të vetëdijshëm  për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë.”/CNN

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments