15.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeSali Berisha: Duhet të dalim sa më shpejt nga situata katastrofale të...

Sali Berisha: Duhet të dalim sa më shpejt nga situata katastrofale të krijuar nga Edi Rama dhe për këtë ne kemi një program

Gjatë fjalës së mbajtur në protestën madhështore, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, Shqipëria dhe shqiptarët duhet të dalin sa më shpejt nga situata katastrofale që ka krijuar Edi Rama.

Berisha deklaroi se, Partia Demokratike për këtë ka një program të thjeshtë dhe të qartë.

Motoja jonë në qeverisje nuk do jetë ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, por do jetë ‘Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’.

Si do e arrijmë ne këtë? Cili do jetë programi i PD?

Një pyetje shumë e drejtë.

Programi i PD është bazuar në një koncept të thjeshtë, tërësisht inovator.

Zonja dhe zotërinj, të dashur miq!

Përpara ne kemi problematika shumë komplekse, të vështira, të krijuara nga regjimi i Edi Ramës.

Këto probleme janë politike.

Shqiptarët nuk votojnë, pluralizmi politik është në agoni, janë ekonomike, 10 vite korrupsion, vjedhje dhe grabitje të shqiptarëve, kanë rrënuar financat e shtetit dhe të qytetarëve.

Korrupsioni është kthyer në sinonim të qeverisë.

Ne përballemi sot me katastrofën e shkatërrimit, janë një sërë kushtesh të kalkuluara që detyrojnë shqiptarët të largohen nga Shqipëria.

Sot nuk ka më ëndërr shqiptare, ëndërr që ka bërë dhe do të bëjë Shqipërinë.

Ndaj dhe duhet të bëjmë gjithçka për kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate emergjente, pothuajse katastrofale të krijuar nga Edi Rama.

Për këtë ne kemi një program, i cili mund të përmblidhet në dy fjali;

Program që bazohet, investim tek qytetari, program që bazohet në zbatimin e ligjit, program që bazohet në liritë e qytetarit, garantimin e dhe respektimin e tyre.

Me shpejtësi dhe brenda një mandati ne do të ja dalim të dyfishojmë rrogat, pensionet, të vendosim minimumin jetik që të mos ketë më lot mjerimi në sytë e shqiptarëve.

Pasi të nxjerrim shqiptarët aty ku ishin, në krye të rajonit për rroga dhe pensione.

Pasi të ulim taksën e sheshtë ne 10%, do të ecim të sigurtë drejt mesatares së rrogës në BE.

Ku do ti gjejmë këto para?

Më thoni mua. Këto para janë të gjitha, nuk janë as 40% të atyre që vjedh rilindja duke ndërtuar rrugë me 10-15 fishin e çmimit që ndërtohen në Europë.

Që vjedh rilindja me djegësat, sterilizatorët, PPP-të, luksin e shfrenuar.

Miqtë e mi!

Rrogat e trefishta nuk janë fantazi, utopi, janë rrogat që duhej të kishit ju sot, duhej të kishin shqiptarët sot nëse nuk do të ishin vjedhur në mënyrë më të papërmbajtur.

Kështu që ne e nisim me investimin tek shqiptari, duke besuar në aftësitë e tij, duke besuar se paratë në kontot e tij janë më të vlefshme se në kontot e shtetit.

Të dashur miq!

Në rast se ndalemi në dramën 10 vjeçare të Shqipërisë, një nga dramat më të mëdha që ka njohur Europa, një vend i cili nga vendi në krye i rajonit për rrogat dhe pensionet, zbriti në mënyrë të rrufeshme në fund.

Një vend i cili rritej në popullatë nga vitit në vit, humbi gjatë këtyre 8 viteve të fundit, më shumë se çdo vend tjetër i planetit, në luftëra, konflikte apo fatkeqësi natyrore.

Më shumë se çdo vend tjetër në çdo luftë botërore, dhe askush  nuk ndalet, bëjnë sikur nuk ka ndodhur.

Jo miqtë e mi, Shqipëria është tokë e bekuar.

Në të gjithë kontinentin, nga Mesdheu në detërat e veriut nuk gjenden kund 28 mijë kilometra katrorë që të kenë pasuritë përrallore që ka toka shqiptare.

Por Edi Rama, ky Pashiq i Tiranës, kreu një gjenocid të vërtetë, me arrestimet e tij, me dhjetëra mijëra në vit për çështje civile, me shkatërrimin e banesave dhe bizneseve, i trajtojnë shqiptarët si pushtues i egër.

U vrau atyre shpresën në çdo votër, duke u rrëmbyer votën, kontrolluar vullnetin njëlloj si në diktaturën hoxhiste.

Demokratë e demokrate!

Sot ne nisëm betejën para së gjithash dhe mbi të gjitha të mosbindjes civile për votën e lirë.

Pa zgjedhje të lira Shqipëria nuk do të ketë kurrë paqe dhe stabilitet.

Beteja jonë pa kthim për votën e lirë është betejë për jetën, ose vdekjen e demokracisë në Shqipëri.

Ne do të fitojmë.

Beteja jonë pa kthim për votën e lirë është betejë për dinjitetin tonë njerëzor, vota e lirë është thelbi i lirive tona.

Ne do të fitojmë.

Beteja jonë pa kthim për votën e lirë është betejë për dinjitetin kombëtar.

Vota e lirë është dallimi themelor mes kombeve të lira dhe kombeve të shtypura.

Shqiptarëve do u kthejmë votën e lirë.

Ne do të fitojmë.

Beteja jonë pa kthim është betejë për votën e lirë, sepse është kushti i të gjitha kushteve për vendosjen e shtetit ligjor, garantimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ne do të fitojmë.

Beteja jonë pa kthim është betejë për votën e lirë, sepse është kushti më kryesor për rikthimin e shpresës tek shqiptarët.

Ne do të fitojmë.

Beteja jonë pa kthim është betejë për votën e lirë, sepse vota e lirë është çelësi kryesor për hapjen e dyerve të mbyllura të Europës për Shqipërinë.

Ne do të fitojmë.

Beteja jonë pa kthim është betejë për votën e lirë, sepse është kushti i të gjitha kushteve për fitoren e opozitës.

Rrofshi ju,

Rroftë Partia Demokratike,

Rroftë opozita,

Rroftë Shqipëria,

Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin, kombin shqiptar.

Fitore, fitore, fitore.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments