9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeTë mërkurën dhe të enjten temperaturat në Maqedoni do të arrijnë deri...

Të mërkurën dhe të enjten temperaturat në Maqedoni do të arrijnë deri në 39 gradë

Nesër do të vazhdojë moti me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje në pjesët veriore do të ketë jostabilitet të izoluar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.përcjell telegrami.mk

Të mërkurën dhe të enjten do të jetë shumë nxehtë, ndërsa pasdite në shumë vende do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme lokale shiu, bubullima dhe erë të fortë dhe kushte për stuhi afatshkurtër, paralajmëroi sot Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga dita e premte, megjithatë, sipas DPHM-së do të mbizotërojë mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë.

Temperaturat maksimale në vend nesër do të arrijnë 36 gradë, pasnesër deri 38, ndërsa ditën e enjte deri 39 gradë. Në Shkup për nesër është parashikuar temperatura maksimale deri në 34 gradë, ndërsa për Gjevgjeli deri në 36 gradë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments