4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeTë huajt hyjnë pa tampon/ Rënia drastike e infektimeve ka “çliruar” edhe...

Të huajt hyjnë pa tampon/ Rënia drastike e infektimeve ka “çliruar” edhe shqiptarët para pushimeve

Lirimi i masave anticovid në vend, po vazhdon. E fundit është ajo që shtetasit shqiptarë e të huaj, që vizitojnë Shqipërinë nuk përballen me kufizime. Nuk duhet të bëjnë tampon apo të paraqesin dokumenta shtesë të veçanta.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm 2 persona rezultojnë të prekur nga Covidi në gjithë vendin. Në 24 orët e fundit fatmirësisht asnjë fatalitet në Shqipëri. Numri i personave të vaksinuar po kap shifrën 800 mijë.

“Vijmë nga Prishtina. Në kufi nuk kishte asnjë procedurë shtesë. Kaluam një fundjavë të bukur. Edhe pushimet verore do t’i bëjmë në Velipojë.
Vijmë nga Mitrovica.
Në Kosovë masat janë më të shtrënguara se këtu.
Ju i keni hequr maskat. Do vijmë sërish për verim, në Durrës”, shprehen turistët.

“Këtu është super! Natyra, gatimi, koha me diell. Jam mahnitur si për herë të parë, që vizitoj Shqipërinë. Isha në Sarandë dhe ndoshta e vizitoj edhe në dimër atë qytet, pse jo edhe Vlorën”, shprehet turisti gjerman.

Juli: Si janë masat në Gjermani?
Turisti gjerman: Pa koment. Janë shumë të shtrënguara masat, po zgjasin shumë.
Juli: Hera e parë këtu?
Turistja zvicerane: Po.
Juli:  Çfarë po ju pëlqen më shumë?
Turistja: Njerëzit, janë miqësorë, bujarë, si dhe natyra.
Juli: Në krahasim me Zvicrën, si ju duken masat?
Turisti: Janë më të shtrënguara tek ne. Këtu askush nuk duhet të mbajë maskë. Ne andej na zuri frymën maska. Do t’ua rekomandojmë gjithë miqve tanë këtë vend, që e zbuluam për shkak të Covidit.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments