2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaBiden: SHBA në krah të aleatëve evropianë në përballje me Rusinë

Biden: SHBA në krah të aleatëve evropianë në përballje me Rusinë

Presidenti amerikan Joe Biden është zotuar pak ditë para takimit me presidentin rus Vladimir Putin se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah aleatëve evropianë në përballjen me Rusinë. Presidenti Biden do të niset të mërkurën për në Evropë për takimin e G-7 dhe mbledhje të nivelit të lartë në NATO, gjatë të cilave janë planifikuar edhe bisedimet mes tij dhe Putin më 16 Qershor në Gjenevë.

Ky takim zhvillohet në një periudhë tensionesh të thelluara mes dy vendeve, lidhur me një numër çështjesh që nga ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe akuzat e Uashingtonit se Rusia strehon hakerë të rrezikshëm në tokë të saj.

Në një opinion të publikuar në gazetën Washington Post, Presidenti Biden zotohet të mbështesë “aleancat demokratike” në ballafaqimin me një numër krizash dhe kërcënimet në rritje nga Moska dhe Pekini.

“Ne qëndrojmë të bashkuar për të adresuar sfidat ruse ndaj sigurisë evropiane, duke filluar me agresionin rus në Ukrainë. Nuk do të lemë vend për aspak dyshim se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të mbrojtur vlerat tona demokratike, që nuk mund të shkëputen nga interesat tona,” shkruante presidenti i SHBA.

Më tej, Biden shkruan se “Presidenti Putin e di se nuk do të nguroj t’u përgjigjem akteve keqbërëse në të ardhmen,” vazhdon presidenti. “Kur të takohemi, do të theksoj përsëri angazhimin e Amerikës, Evropës dhe demokracive të tjera që mendojnë si ne për të drejtat dhe dinjitetin njerëzor”.

Që kur filloi mandatin, Presidenti Biden ka shtuar presionin ndaj Kremlinit, duke e cilësuar në një moment udhëheqësin rus Vladimir Putin si “vrasës” gjë që u përcoll me kritika të forta në Moskë. Por të dy udhëheqësit kanë shprehur shpresën se marrëdhëniet do të përmirësohen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments