11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeTask Force në Pentagon, për të hetuar ‘takimet’ me UFO-t

Task Force në Pentagon, për të hetuar ‘takimet’ me UFO-t

Pentagoni po krijon një task forcë të re për të hetuar UFO-t që janë pikasur nga avionë të ushtrisë amerikane.

Zëvendëssekretari i mbrojtjes, David Norquist, do të drejtojë task forcën që pritet të prezantohet zyrtarisht ditët e ardhshme. Përpjekje të mëparshme për të hetuar ato që pentagoni i konsideron fenomene ajrore të paidentifikuara, ishin bërë nga marina amerikane pas një serie takimesh të çuditshme mes avionëve të saj dhe objekteve të pashpjegueshme.

Anëtarë të kongresit dhe zyrtarë të pentagonit prej kohësh kanë shprehur shqetësim për shfaqjen e objekteve të paidentifikuara që kanë fluturuar mbi bazat ushtarake amerikane duke shkaktuar edhe rreziqe për avionët ushtarakë. Nuk ka konsensus për origjinën e tyre me disa që besojnë se mund të jenë dronë që mund të menaxhohen nga kundërshtarë në tokë që kërkojnë të mbledhin të dhëna sekrete dhe jo jashtëtokësorë.

Kohët e fundit Pentagoni publikoi tre video të shkurtra që tregonin përballjen e avionëve amerikanë me këto fenomene të pashpjegueshme që lëviznin shpejt ndërkohë që regjistroheshin me kamera me rreze infra të kuqe. Dy nga videot tregonin edhe habinë e pilotëve për shpejtësinë e objekteve. Në prill, presidenti Donald Trump i quajti pamjet “shokuese” dhe tha për agjencinë reuters se pyeste veten nëse ishin reale apo jo.

Pentagoni ka studiuar më herët takime të tilla me objekte të panjohura në kuadër të një programi sekret që u lancua në 2007 dhe u mbyll në 2012. Ish shefi i programit, Luis Elizondo, tha për CNN në 2017 se ai personalisht besonte se ka prova të forta se ne mund të mos jemi të vetëm.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments