22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeTani Izet Mexhiti kthen grushtin / Nuk po e njohim më...

Tani Izet Mexhiti kthen grushtin / Nuk po e njohim më Ali Ahmetin, BDI-ja po i ngjan më tepër VMRO së Sashos

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, kritikoi ashpër liderin e BDI-së Ali Ahmetin, ku tha se ata nuk po e njohin më me veprimet që po ndërmerr. Sipas Mexhitit i gjithë pushteti është koncentruar në duart e Artan Grubit me lejen e Ali Ahmetit dhe BDI-ja cdo ditë e më shumë i ngjan VMRO-së së Sasho Mijallkovit ku drejtohet vetëm nga një njeri.

“Ne nuk jemi kundër kryetarit, por kundër veprimit të kryetarit për këtë veprim. Pa procedure demokratike, pa pyetur askënd. Nuk po e njohim më Ali Ahmetin kështu. KA qenë ai që ka mbajtur mbledhje të gjata të Kryesisë nga 13-15 orë, ka dëgjuar mendime pro dhe kundra, nuk ka mbajtur anën e asnjërit, ka lojtur rolin e prindërit. Tani i gjithë pushteti është në duart e Artan Grubit, me lejen e Ali Ahmetit. Kjo BDI i ngjan më tepër VMRO-së së Sashos ose PDSH-së së dikurshme.”- tha Mexhiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments