22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeTentim për shkarkimin e Shaqir Fetahut, ja kush ishin organizatorët, mes tyre...

Tentim për shkarkimin e Shaqir Fetahut, ja kush ishin organizatorët, mes tyre tre mufti!

Në BFI, është parandaluar një tentim për shkarkimin e kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu cili është organizuar nga Qani Nesimi, kryetari i Muftinisë së Tetovës, Abedin Imeri – myftiu i Kumanovës, Salim Sulejman – myftiu i Strugës, Shaban Sulejman – Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Ibrahim Idrizi – drejtor i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, Mustafa Dauti – përgjegjës për lidhje me Ambasadat, Muhamer Vejseli – drejtor i Agjencisë “Hallall”, Rexhep Ziberi – drejtor i shoqatës “Ilmije”, si dhe Jusuf Zimeri – drejtor për çështje islame… janë anëtarët e Rijasetit që kanë organizuar shkarkimin e Reisi Fetahu, ndërsa kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e transparencës në punën e BFIM-së, siç është rritja enorme e çmimit të Haxhit për sivjet.

Kështu mëson jozyrtarisht Alsat edhe pse nga ky institucion fetar nuk pranojnë se ka pasur përpjekje për zëvendësimin e kreut të saj. Nuk ka asnjë njoftim për arsyet që mund të kenë çuar grupin e të pakënaqurve për shkarkimin e Shaqirit ndërkohë që në rrjetet sociale kanë qarkulluar informacionet e tilla. Dyshimet për këto zhvillime në BFI janë shtuar pas vendimit të kreut të saj, Shaqir Fetahu i dielën pas mesnate ka shkarkuar pesë anëtarë të Rijasetit dhe atë:

Ibrahim Idrizi – drejtor i Medresesë “Isa Beu”
Mustafa Dauti – drejtor për komunikim me jashtë
Jusuf Zimeri – drejtor i Sektorit për Çështje Fetare-Arsimore në BFI
Muhamer Veseli – drejtor i Agjencisë për Sistemin Hallall, si dhe
Rexhep Ziberi – drejtor i Shoqatës “Ilmie”

Nga të shkarkuarit e lartë përmendur, menjëherë është zëvendësuar drejtori i Medresesë “Isa Beu”, postin e të cilit tani e ushtron Islam Islami. Për emërimin e Islamit është bërë edhe njoftimi zyrtar në rrjetet sociale të Medresesë. Në njoftim potencohet vetëm emërimi dhe biografia e drejtori Islam Islami, por nuk është shënuar as edhe një fjali për drejtorin e deritanishëm. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments