4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi: Zgjedhjet lokale më 17 tetor 2021

Talat Xhaferi: Zgjedhjet lokale më 17 tetor 2021

Sot, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, shpalli zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor.

Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve do t’i paraqitet Komisionit Shtetëror Zgjedhor, si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Drejtësisë.

  • Sot nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale për anëtarët e këshillave komunal dhe Këshillin e Qytetit të Shkupit, për kryetarët e komunave dhe për kryetarin e qytetit të Shkupit. Sipas dispozitave ligjore, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor 2021. Meqenëse fushata zgjedhore fillon njëzet ditë para ditës së zgjedhjeve, gjatë asaj periudhe Kuvendi nuk do të ketë seanca plenare dhe komisionesh. Në këtë mënyrë, partitë politike dhe kandidatët lejohen të angazhohen plotësisht për fushatën zgjedhore, dhe në të njëjtën kohë të shmangin mundësia e kalimit të fushatës në sallën e parlamentit, theksoi Xhaferi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments