8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeArtan Grubi: Merko zgjidhet kandidat për mandatin e ri për Strugën

Artan Grubi: Merko zgjidhet kandidat për mandatin e ri për Strugën

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, sot konfirmoi se Ramiz Merko sërish do të jetë kandidat i BDI-së për kryetar të komunës së Strugës.

Grubi, i cili në Strugë merr pjesë në tribunë me rastin e 20-të vjetorit të Marrëveshjes kornizë deklaroi se lideri i partisë Ali Ahmeti ka vendosur në Këshillin e përgjithshëm të BDI-së t’i propozojë Merkos të kandidohet për mandat të ri në zgjedhjet lokale më 17 tetor.

“Edhe njëherë do të fitojmë. Ky, nuk është vetëm falënderim  i të gjitha këtyre jubileve, por edhe falënderim i punës që Ramiz Merko e kryen së bashku me ekipin,  së bashku me të gjithë ju të cilët jeni këtu në panelin për transformim të Strugës. Nuk ka rrugë, nuk ka bulevarde në Strugë ku nuk punohet. Nuk ka projekt që nuk realizohet. Nuk ka projekt me të cilin ka aplikuar në Qeveri e të jetë refuzuar”, tha Grubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments