4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTALAT XHAFERI / Zgjedhjet lokale do të shpallen në fund të Korrikut

TALAT XHAFERI / Zgjedhjet lokale do të shpallen në fund të Korrikut

Kryetari i Kuvendit pret që zgjedhjet lokale t’i shpallë në fund të Korrikut ose në fillim të Gushtit, që të respektohen afatet dhe votimi të mbahet në pjesën e dytë të muajit Tetor të këtij viti. Bllokadën nga ana e Bullgarisë për negociatat aderuese Talat Xhaferi e konsideron si përgjegjësi të Bashkimit Evropian dhe të sistemit të marrjes së vendimeve me konsensus, i cili siç duket po bëhet problem për vetë organizatën. Deputetët dhe të gjitha shërbimet e Kuvendit do të jenë në pushim kolektiv gjatë muajit Gusht dhe nuk përjashtohet mundësia që disa zgjidhje ligjore të paralajmëruara nga Qeveria të presin deri në fund të verës.

Që të respektohen afatet ligjore dhe të mos lejohet tejkalim i mandatit të autoriteteve lokale, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, zgjedhjet lokale do të duhet t’i shpallë në fund të muajit Korrik ose në fillim të Gushtit, që votimi të mbahet më 17 ose më 24 Tetor. Me këto data, fillimi i fushatës zgjedhore do të jetë në fund të periudhës së regjistrimit në vend, nga 5 deri më 30 shtator, por këto dy procese nuk duhet të jenë pengesë për njëri-tjetrin. Të hënën Kryetari Xhaferi paralajmëron se së bashku me kryetarët e parlamenteve të vendeve tjera nga Ballkani Perëndimor, do të marrë pjesë në takim me kreun e Parlamentit Evropian, David Sasoli. Me këtë rast nuk përjashton që në pjesën e përfundimeve të përbashkëta të jetë e përfshirë edhe çështja për bllokadën nga ana e Bullgarisë për negociatat aderuese të Maqedonisë së Veriut, që siç theksoi në brifingun e sotëm me gazetarë tani është “më shumë përgjegjësi e Bashkimit Evropian.”

“Sepse ne si qytetarë dhe si institucione i kemi plotësuar të gjitha rekomandimet. Nga kjo distancë sistemi i konsensusit siç duket është problematik për vetë Unionin. Institucionet duhet ta kenë parasysh këtë. Në nuk duhet të heqim dorë nga kjo rrugë dhe nga ato vlera që janë në dobi të qytetarëve dhe të shtetit tonë.”

Xhaferi e hedh poshtë mundësinë ose nevojën që në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të miratohet deklaratë me të ashtuquajtura “vija të kuqe të shtetit” në marrëdhëniet me Bullgarinë, e ngjajshme me deklaratën gjithëpartiake e miratuar në parlamentin në Sofje, duke shtuar se marrëveshja për fqinjësi të mirë është ratifikuar nga deputetët, ndërsa kompetencat e mëtejshme për zbatimin e saj janë përgjegjësi e qeverisë.

Klan Macedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments