9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeSpasovski: Prej të hënës do të lëshohen dokumente me emrin e ri...

Spasovski: Prej të hënës do të lëshohen dokumente me emrin e ri të shtetit

“Po bëhet transferim i të dhënave në sistemin e ri, me çka nga e hëna do të fillojmë me dhënien e të gjitha dokumenteve, të cilat do të harmonizohen me Kushtetutën, në pjesën e emrit të ri kushtetues dhe të dhënave tjera ligjore”.

Këtë e tha sot ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, duke u përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend.

E pyetur nga deputetja e OBRM-PDUKM-së Ane Llashkoska, kur do të lëshohen pasaporta dhe targa për veturat, Spasovski tha se në asnjë moment deri tani nuk ka pasur ndërprerje të dhënies së pasaportave, letërnjoftimeve, lejeve për vozitje ose ndonjë dokumenti tjetër.

“Por sa i përket pasaportave diplomatike, keni të drejtë. Modelet e vjetra që i kemi pasur, për ata nuk është bërë vlerësim i duhur dhe në një moment të caktuar në MPB nuk janë blerë dhe kemi mungesë të pasaportave diplomatike. Por ky nuk është problem i qytetarëve, por i funksionarëve”, tha Spasovski.

Ai shtoi se pasaportat e reja diplomatike do të fillojnë të shtypen nga 1 korriku i këtij viti.

Ndërsa sa i përket tabelave për vetura, Spasovski tha se ka pasur problem dhe ngecje në blerjen publike që është zbatuar nga Byroja për blerje publike, por shtoi se ky problem është tejkaluar dhe të hënën kanë arritur 14 mijë tabela në magazinat e MPB-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments