16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi: Nuk ka pengesa që të shtyhet regjistrimi, mund të thërras...

Talat Xhaferi: Nuk ka pengesa që të shtyhet regjistrimi, mund të thërras seancë urgjente

Edhe dy ditë kanë mbetur deri te përfundimi i regjistrimit të popullsisë.

Për shkak të sulmeve kibernetike ndaj sistemit në fillim të procesit të regjistrimit, është ngritur nevoja e zgjatjes së procesit. Do të thotë i njëjti të mos përfundojë më 30 shtator.

Por për këtë duhet ndryshime ligjore, ndërkaq Kuvendi joformalisht është në pushim, për shkak të fushatës së zgjedhjeve lokale.

Por kryeparlamentari Talat Xhaferi deklaroi se nuk paraqet problem që Kuvendi sërish të mblidhet.

“Pa marrë parasysh se dje ka filluar fushata zgjedhore rregulli i pashkruar është bërë që Kuvendi të mos punojë në kohë të fushatës. Po kjo nuk do të thotë se nëse ka nevojë nuk, mund të thirret seancë”, tha Xhaferi, transmeton TV21.

Thotë se ndryshimet ligjore për zgjatjen e regjistrimit, duhet të jenë formë propozimi i Qeverisë apo edhe i deputetëve. Por kjo duhet të ndodh këto dy ditë, që më pas ose ai ose deputetët të thirrin seancë urgjente.

Shtoi se për këtë çështje duhet të ketë harmonizim ndërmjet partive politike.

“Është çështje për të cilën në formë të kompetencave duhet të jetë ose propozim i Qeverisë ose i deputetëve për ndryshim të ligjit, për shkak se ligji është decid pasi regjistrimi përfundon më 30 shtator. Duhet të ketë propozim ligj. Për faktin se në Kuvend ka grupe të ndryshme, ai ligj duhet të jetë edhe i harmonizuar… Nëse ai ndodh, duhet të ndodh këto dy ditë para se të skadon afati… Në kontest të Parlamentit nuk ka probleme dhe seanca duhet të jetë urgjente. Këtë mund ta thirr unë por mund të bëhet edhe me kërkesë edhe të 20 deputetëve. Çështja mbetet e partive politike”, tha Xhaferi./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments