Ligji për Letërnjoftime buron nga ndryshimet kushtetuese. Ky propozim ligj ishte vendosur në seancën e fundit para se të shpërbëhet parlamenti dhe mbeti pezull – tha Xhaferi. Në konfiguracionin e ri, BESA e atëhershme opozitare ishte në koalicion me LSDM-në. Informacioni I fundit është se Komisioni për Sistem Politik do ta shqyrtoj ditën e premte. Parakushti për ta vazhduar seancën është që të kem raport nga Komisioni – tha Xhaferi. Gjithcka varet se kur do të prëmbyllet procesi në Komisionin amë.
Lidhur me kërkesën e opozitës shqiptare se kur do të jetë në rend dite ligji për nënshtetësi, Xhaferi tha se ky propozimligj është në procedurë që nga Dhjetori I vitit të kaluar. Unë nuk e zvarris procedurën por zbatoj rregulloren – tha Xhaferi. /KlanMacedonia