11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeTakim pune Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga -Jolleski: Jollevski kërkoi që...

Takim pune Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga -Jolleski: Jollevski kërkoi që në Strategjinë për Reforma në Sistemin Gjyqësor 2023-2027

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim pune me Kryetarin e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jollevski, në të cilin u bisedua për situatat aktuale në sistemin prokurorial publik dhe gjyqësor. Jollevski kërkoi që në Strategjinë për Reforma në Sistemin Gjyqësor 2023-2027 të rriten kompetencat  e Këshillit të Prokurorëve Publikë në fushën e përgjegjësisë dhe në referimin e prokurorëve publikë. Propozohet që Këshilli të ketë mundësi të parashtrojë propozim për nisje të procedurës disiplinore. Ministri Lloga tregoi se propozimet е tilla do të shqyrtohen gjatë hartimit të Strategjisë. Në takim u diskutua edhe për përmirësimin e AKMIS-it dhe Sistemit të Menaxhimit të Rasteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments