10.9 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaOpinionPyetje për VLEN-in, që po arrijnë nuanca të racizmit duke u lavdëruar...

Pyetje për VLEN-in, që po arrijnë nuanca të racizmit duke u lavdëruar me “votat e pastërta shqiptare”:

Pyetje për VLEN-in, që po arrijnë nuanca të racizmit duke u lavdëruar me “votat e pastërta shqiptare”:

1. Si e definoni votën e pastër shqiptare!?

2. Si e bëni këtë dallim kur ka dhjetëra familje ku nëna është shqiptare, babai turk, apo babai boshnjak, nëna shqiptare apo anasjelltas!?

3. Nëse votat e shqiptarëve janë “të pastra”, a janë të ndyra votat turke, boshnjake dhe rome që ju fituan kaq shumë zgjedhje në të kaluarën!?

4. Zoti İzet Mexhiti, as ju dhe as kryetari aktual i Çairit a nuk i keni marrë fare votat e turqve!?

5. A nuk keni realizuar shumë projekte të rëndësishme në Çair me institucione nga Turqia, në krye me Qytetin e Bursës!?

6. Z. Bilal Kasami, a nuk keni marrë asnjë votë nga turqit kur jeni zgjedhur kryetar i Komunës së Tetovës? Nëse jeni aq të shqetësuar nga turqit, pse e vizitoni vazhdimisht Turqinë?

7. Z. Arben Taravari, a është e vërtetë që keni thënë se pa votat e TDP-së (Partisë demokratike turke) dhe turqëve do ishte e pamundur të zgjeroni diferencën e votave në Gostivar!? Nëse jo, a mund të na shpjegoni si ka rënë diferenca prej afro 5000 votash në zgjedhjet lokale në Gostivar në 50 vota më 24 prill!?

8. Z. Afrim Gashi, nëse keni vetëm “vota të pastra shqiptare” dhe votat turke janë të ndyra, pse në zgjedhjet e kaluara bashkë me qytetarët turq përçuat mesazhe uniteti dhe solidariteti dhe pse po përpiqeni ti vardiseni Turqisë!?

9. Dhe së fundi, cila është përkatësia etnike e kandidatit të VLEN-it bartës në njësinë e tretë zgjedhore!? Nëse kandidati juaj është turk, pse e gjithë kjo bujë, e nëse është shqiptar, çfarë kërkon në programin në gjuhën turke të MRT 4?

Link: https://youtu.be/HKrKshX2zsc?feature=shared

– Sejjid Emin

Kryeredaktor i portalit TIMEBALKAN

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments