19.4 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / KUMTESË

SPB TETOVË / KUMTESË

Më datë 29.04.2024 në ora 08:30 në SPB-Tetovë,
një 38 vjeçar nga Tetova ka raportuar se me datë
22.04.2024 është mashtruar nga një person për shumën
prej 800 euro. Sipas kallëzimit, personi ka ardhur në
objektin e tij të biznesit dhe i ka ofruar një celular për
shumën, të cilit i ka bashkangjitur edhe një faturë. Sipas
raportit, ai kishte vendosur të blinte telefonin dhe pasi
ishte përpjekur ta aktivizonte në disa ofrues shërbimesh,
ata i kishin thënë se telefoni nuk ishte origjinal dhe ai
kuptoi se kishte qenë i mashtruar. Po merren masa për
zbardhjen e rastit.
…….
Më datë 29.04.2024 në ora 12:30 në SPB-Tetovë,
51-vjeçari, banues në një fshat të Tetovës, ka raportuar
se është mashtruar nga A.L.(29) nga Tetova. Sipas
raportit, gjatë vitit 2019, pasi kanë mbetur të lënduar në
një aksident trafiku me disa persona të tjerë, janë
kontaktuar nga A.L., i cili është prezantuar si agjent i një
kompanie sigurimesh dhe u ka ofruar nga 500 euro për
dëmshpërblim për lëndimet në aksident. Siç raportohet,
pasi kanë rënë dakord dhe kanë nënshkruar dokumentet
dhe paratë iu janë dorëzuar atyre. Sipas raportit, gjatë
vitit 2023 kanë marrë ftesë gjyqësore në lidhje me
aksidentin e përmendur të trafikut dhe nga kompania e
sigurimeve u ka kërkuar dëmshpërblim në shumë prej
9200 euro, para të cilat asnjëherë nuk i kanë marrë
personalisht nga kompania dhe as nuk kanë autorizuar
ndonjë avokat apo person tjetër për të udhëhequr
procedurën e tyre, pas së cilës kanë kuptuar se janë
mashtruar nga A.L.. Janë marrë masat për zbardhjen e
rastit.
…….

Më datë 29.04.2024, në ora 22:00, në DPB-
Gostivar, A.A (47) nga Çajlja e Gostivarit, ka raportuar
se për shkak të një mormarrëveshje të mëparshme,
është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij M.S
Punohet në zbardhjen e rastit, pas së cilës do të pasoj
një parashtrim përkatës.
……..
Më datë 29.04.2024, në ora 18:20, në SPB-
Tetovës, A.N.(49) nga Tetova, ka raportuar se në vikend
shtëpinë e tij në Kalanë e Tetovës është kafshuar nga
një qen endacak.

Sot (30.04.2024) rreth orës 06:00 në DPB-
Gostivar, B.A. (55) nga Gostivari ka raportuar se në
Gostivar është kafshuar nga një qen endacak.
……
Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të
ndërmarra nga SPB-Tetovë për rend dhe siguri më të
madhe në komunikacion, dje (29-prill) në periudhën prej
orës 10.00 deri në 15.00, është kryer kontroll aksion për
kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave.
Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 15 shkelje
(TE-10 dhe GV-5), shumica e të cilave për mospërdorim
të helmetës mbrojtëse 8 (TE-6 dhe GV-2), me leje
qarkullimi të skaduar 1 ( TE. ) dhe vozitje pa kaluar
testin e drejtimit 1 (GV). Ndaj drejtuesve të mjeteve janë
përgaditur parashtresa përkatëse. Gjatë kontrollit janë
konstatuar dhe sanksionuar 5 kundërvajtje tjera në
komunikacion (TE). SPB Tetovë apelon drejtuesit e
motoçikletave që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret
e komunikacionit dhe të rinovojnë me kohë polisat e tyre
të sigurimit apo ti regjistrojnë në kohë motoçikletat e
tyre, të mos drejtojnë motoçikletë pa kaluar testin e

patent shoferit, duke kontribuar në sigurinë personale
dhe sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.
……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments