16.8 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaSportSylvinho: Duhet edhe pak dhe jemi në Euro 2024

Sylvinho: Duhet edhe pak dhe jemi në Euro 2024

Shqipëria fitoi 3-0 ndaj Çekisë në “Air Albania”, një fitore që tashmë çon shumë afër kuqezinjtë me kualifikimin në Euro 2024.

Pas ndeshjes Sylvinho do të shfaqej shumë i lumtur, teksa do të theksonte se ka ende punë për të bërë për të nisur festën.

Ndër të tjera braziliani ka falënderuar tifozët për mbështetjen dhe lojtarët për lojën dhe mentalitetin që kanë në fushë.

“Me shumë vuajte sigurisht. Dua të falënderoj të gjithë tifozët që ishin në stadium. Ishin mbi 22 mijë tifozë që po na shihnin. Ishte një ndeshje e luftuar, por jam i bindur se bëmë një sfidë perfektë.

Ndeshja me Bullgarinë do të fitojmë njëjtë? Sigurisht do të punojmë fort për një tjetër rezultat pozitiv. Gjithsesi Çekia sot ishte një skuadër e fortë pavarësisht se ne fituam 3-0. Ky është një grup që bëhet i fortë çdo ditë e më shumë. Uzuni, Muçi, Seferi apo të tjerë, janë lojtarë që e kërkojnë shumë sulmin dhe kjo është karakteristikë e tyre.

Sa % jemi në Evropian? Kemi bërë një hap të rëndësishëm, por nuk kemi ende për të bërë. Ndeshje dhe fitore e rëndësishme. Nuk ka mbaruar asgjë dhe me besim plotë kthejmë vëmendjen te sfidat e nëntorit.

Përqafimet me lojtarët dhe besimi ndaj tyre? Kjo është shumë e rëndësishme. Për mua marrëdhënia me lojtarët është mbi gjithçka, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrish të ndërtosh një ekip të fortë dhe konkurrues ku atmosfera të jetë pozitive dhe të shkojmë drejt rezultateve. Ishte shumë e bukur të shikoje një skuadër me shpirt gare dhe të gjithë lojtarët ishin në një natë fantastike.

Ne po ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme. Kemi ende rrugë dhe punë, por deri tani kemi bërë mjaft mirë. Jam i lumtur për gjërat që kemi bërë deri tani.

Goditjet nga distance janë pikë e fortë e kombëtares? Ka të bëjë me karakteristikat e lojtarit siç janë Asani, uzuni, Seferi, Bajrami, Asllani dhe ne kemi lojtarë që e ditë mjaft mirë këtë gjuhë,

13 pikë, sa llogari ke bërë me vetën tendë kur u hodh shorti? Uhhhh…. Ne kemi ende ndeshje për të luajtur dhe na duhet sërish pikë për të arritur në finish. Prisni se kemi edhe dy ndeshje mjaft të rëndësishme dhe ne na duhen sërish pikë. Kjo skuadër ka mentalitet fituesi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments