15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaSulmi në Izrael/ Ish-presidenti amerikan ndan mesazhin e vitit 2018 kundër Iranit:...

Sulmi në Izrael/ Ish-presidenti amerikan ndan mesazhin e vitit 2018 kundër Iranit: Mos i kërcënoni kurrë Shtetet e Bashkuara!

Irani lëshoi ​​më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael. 99% e të cilave u rrëzuan, në bashkëpunim me partnerë si SHBA dhe Britania e Madhe.

Një reagim lidhur me këtë sulm ka bërë edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka rishpërndarë një status të tij të vitit 2018.

Në reagimin e rishpërndarë, Trump i bënte thirrje presidentit të Iranit të tregohej i kujdesshëm në rast kërcënimi të Amerikës, pas Shtetet e Bashkuara nuk do të toleronin ” dhunën dhe vdekjen”.

“Presidentit iranian Rohani: Mos i kërcënoni më kurrë Shtetet e Bashkuara, ose do të pësoni pasoja që pakkush në histori i ka pësuar më parë. Ne nuk jemi më një vend që do të tolerojmë deklaratat e çmendura për dhunë dhe vdekje. Kini kujdes, lexoni postimin!”, shkruante në atë kohë ish-presidenti Trump.

Trump e kishte postuar këtë mesazh në vitin 2018 ndërsa tensionet me Iranin u përshkallëzuan. Presidenti i atëhershëm iranian Hassan Rouhani kishte paralajmëruar SHBA-në se një luftë me Iranin do të ishte “shkaterrimtare”.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments