9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaOpinionSulejman Mehazi / VENDLINDJA ËSHTË E VLEFSHME VETËM PËR ALI AHMETIN

Sulejman Mehazi / VENDLINDJA ËSHTË E VLEFSHME VETËM PËR ALI AHMETIN

Vendlindja është e vlefshme dhe e dashur vetëm për Ali Ahmetin dhe bandën e tij, të tjerët sa më larg aq më mirë. 
Le të kënaqet e freskohet Aliu me nxënësit e zbrazur nëpër shkollat shqiptare, le të kënaqet me largime masive të rinisë shqiptare nëpër vendet e ndryshme evropiane.
Ali Ahmeti është patriot dhe e do vendlindjen e jo ne. Ai iku prej ferrit zvicëran e erdhi në parajsën e vendlindjes, jo si ne që e lëmë ferrin e vendlindjes e ikim për të kërkuar jetë parajsore diku tjetër.
Le të kënaqet Ali Ahmeti me zbrazjen e fshatrave dhe qyteteve shqiptare! 
Le të kënaqet me zhdukjen e ngadalshme të fshatrave të malësisë së Tetovës: Bozovcën, Veshallën, Brodecin, Shipkovicën, Sellcën e Vejcën. Fshatra të cilët pas disa viteve do mbeten të zbrazura si ato të Rekës.
Le të kënaqet Ali Ahmeti me qytetin e Strugës, të Kumanovës, Dibrës, me qytetin e tij të Kërçovës që do shkrihet me shqiptarë sikurse Manastiri i Alfabetit. 
Le të kënaqet Ali Ahmeti me partinë e tij integruese të djemve e vajzave shqiptare drejt Evropës e kurrsesi drejt votrës.
Le të kënaqet Ali Ahmeti me partinë e LSDM-së të Zaevit, me shtetin, stemën dhe flamurin e maqedonasve.
Po tani i nderuar Ali Ahmeti a do kënaqeni dhe me pyetjen e parashtruar!? 
Kush është fajtor për largimin e shqiptarëve nga trojet e veta? Mos është fajtore qeverisja frenetike shtatëmbëdhjetë vjeçare e BDI-së?
Iku ishkryeministri Gruevski e pse mos të ikim dhe ne nga ky vend i nëmosur nga udhëheqja juaj!?
@S. Mehazi
23 mars 2019

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments