Sulejman Mehazi / “Bravo” me të vërtetë paskërkeni qenë për të prishur e kurrë për të ndrequr

354

Që 18 vjet rradhazi policët maqedonas të qeverisë së Maqedonisë na skapitën duke na maltretuar, rrahur, burgosur, vrarë, e ne e stolisim BDI-në 18 vjet pa ndërprerë me vota e me çfarë do lloj ministrishë. Lene këtë, po burrat e kësaj partie na lavdërohen se e kanë prishur Jugosllavinë. Sa budalla që jemi, ata lavdërohu me prishje e ne vënger rrethin e fletës së votimit për ta . Ata janë për të prishur e shkatërruar e ne ngaren pas tyre se do ndreqin diçka. Vallahi, bilahi, tallahi s’jemi askund, a se shikoni se jemi hallakatur e prishur njësoj si Jugosllavia. Ore këta kishin qenë të lindur vetëm për të prishur!?
-Dy herë i prishën qytetarët e Lubotenit;
– E prishën familjen e Harun Aliut;
– E prishën grupin e Kumanovës me vrasje dhe burgosje të rënda;
– E prishën me shumë aksione policore nëpër vendbanimet shqiptare e kurrë maqedonase;
– E prishën me Marrëveshjen e Ohrid;
– E prishën me moralin e patriotizmin shqiptarë duke koalicionuar me partitë maqedonase;
– E prishën me rrahjen e Zijadin Selës në Parlament deri në alivanosje e agoni të vdekjes;
– E prishën me 20% e zyrtarizimit të gjuhës e kombit shqiptar;
– E prishën moralin e femrës shqiptare;
– E prishën me largimin e shqiptarëve nga trojet e veta;
– E prishën shkollimin e rregull të shkollave të mesme dhe universitetet duke marrë diploma shkel e shko;
– E prishën me “tredhjen” e shqiptarëve;
– E prishën me “bythë pambukët” e tetovarëve;
– E prishën me “stërvinat” e struganëve;
– E prishën me “bythë përlyerit” e Shkupit;
– E prishën me “maxhupët” e Kumanovës;
– E prishën Prokurorinë Speciale, Janevën e Fatkën tonë;
Na prishën e na hallakatën të gjithëve? jo vetëm Jugoslavinë. “Bravo” me tê vërtetê paskërkeni qenë për të prishur e kurrë për të ndrequr, “aferim”
@S. Mehazi