13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeSHKUP / Kuvend, strategjia antikorrupsion hiqet nga rendi i ditës

SHKUP / Kuvend, strategjia antikorrupsion hiqet nga rendi i ditës

Kolltukë të zbrazët, mikrofona të shkyçur dhe ndonjë material nëpër tavolinat e punës. Kjo ishte atmosfera e sotme në Komisionin për Sistem Politik. Seanca ishte paralajmëruar që do të fillojë më orën 10 ndërsa kjo mund të vërtetohet nga faqja e Kuvendit. Në rend dite ishin dy pika, ndryshimet e Kodit Penal dhe Strategjia nacional për pengimin e korrupsionit dhe konflikti i interesave 2020-2024. Më shumë se një orë, ekipet e gazetarëve i pritën deputetët, një pjesë në galerinë ndërsa një pjesë në bufenë e Parlamentit. Në 10 e 30 minuta, në sallë arritën shërbimet e Kuvendit, por jo edhe të përzgjedhurit e popullit.

Disa minuta para orës njëmbëdhjetë, u paraqit edhe kryetari i Komisionit për Sistem Politik, Aleksandër Kiracovski.

“Për çfarë ndodhë vonesa pre një ore, ne të presim këtu në galeri që ju të vini dhe të fillojë puna?

“Ka të bëjë me atë që është caktuar sërish, është caktuar sërish?”-u përgjigj Aleksandër Kiracovski.

“Në sajt ende qëndron se në 10 fillon komisioni juaj”

“Pritet të shënohen të gjitha vërejtjet e antikorrupsionit”-tha Aleksandër Kiracovski.

“Si do të vepronit ju po të kishit konferencë për shtyp në orën 10 ndërsa ekipet e gazetarëve të arrinin në orën 11?

“Pajtohem, pajtohem, vërejtjet për Antikorrupsionin, respektivisht për strategjinë duhej të shënoheshin deri në orën 10:30, por koordinatorët akoma nuk janë gati. Prandaj do të vazhdojmë pa Komisionin Kundër Korrupsionit”

Nuk dihet se kur strategjia kombëtare do të ndodhet para deputetëve. Strategjia sipas antikorrupsionerëve është një dokument i rëndësishëm që do të ndihmojë në luftën e korrupsionit dhe konfliktit të interesave.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments