19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajme(VIDEO) ZAEVIT-DËSHMITAR NUK I KUJTOHET ASGJË PËR TË INVOLVUARIT NË ...

(VIDEO) ZAEVIT-DËSHMITAR NUK I KUJTOHET ASGJË PËR TË INVOLVUARIT NË RASTIN “MONSTRA”

Deklarata e ish kryeministrit Zoran Zaev në cilësinë e dëshmitarit për rastin “Monstra”, nuk korrespondon me atë që ai thoshte në kohën kur partia e tij ishte në opozitë. Zaev gjatë gjithë kohës përsëriti se nuk mund të tregoj asgjë lidhur me atë që të dyshuarit për vrasje janë ose jo të pafajshëm dhe të njëjtën ia lë që ta vendos gjykata. Dëshmia e tij kishte kohë që po pritej, me çka pretendohej t’i jepej një kahje kësaj procedure, për faktin se bisedat e përgjuara, të ashtuquajtura “bomba”, kanë dalur pikërisht nga Zaev. Mirëpo, për shumicën e pyetjeve që i parashtronin mbrojtja dhe pala e dëmtuar Zaev nuk mund të kujtohej.

Ndërkaq, prokurorja Fatime Fetai e kujtoi se në vitin 2015 për një media gjermane kishte deklaruar se “Ata po qëndrojnë në burg padrejtësisht”, duke ju referuar të akuzuarëve që gjykata e shkallës së parë i shpalli fajtor. Zaev sqaroi se deklarimet për dyshimet e tij në këtë rast i ka bazuar në bisedat e shkëmbyera nga bartës të pushtetit qendror dhe të atij lokal. Këtu përmend bisedën e ish kryetari të Gostivarit, Nevzat Bejta, nënkryetarin e atëhershëm të Qeverisë Musa Xhaferi me ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieskin dhe persona të tjerë nga radhët e BDI-së.

I pyetur se përse nga opozita e ka pasur të lehtë të thotë se të dyshuarit janë të pafajshëm dhe tani përmbahet të thotë ndonjë koment pasi siç u shpreh nuk dëshron të ndikoj tek procedura, Zaev këto dy qëndrime skajshmërisht të ndryshme i arsyetoi me atë që në kohën kur LSDM ka qenë në opozitë, gjyqsori nuk ka qenë i pavarur.

Zoran Zaev, lider i LSDM-së

“Sepse tani egziston gjyqsor i pavarur, ku kryeministri nuk i lajmërohet as prokurorëve, as gjykatësve. Procesi bëhet në mënyrë trasnparente dhe kështu sillet drejtësia në shtetin e së drejtës. Atëherë kam mundur të them atë që e kam ndjerë dhe të njejtën e kam ndarë. Nëse i shihni të gjithë ata që janë të dënuar dhe që tani që janë të akuzuar, se si udhëhiqet akuza, do ju bëhet e qartë se përse Zoran Zaev, që i ka lexuar ata transkripte, i ka dhënë vetes të drejtë të japë komente të tilla”.

Familjarët e djemve të vrarë kërkuan nga Zaev që t’u tregoj se kush janë shërbimet sekrete të huaja të përfshira në këtë rast, Zaev mohoi të ketë thënë një gjë të tillë, duke shtuar se ndoshta e ka pasur fjalën për “Lagjene  Trimave”. Mirëpo familjarët e kujtuan se një deklaratë të tilla e ka thënë në opinion disa herë. Zaev gjithashtu tregoi se kanë realizuar disa takime me familjarët e djemve të vrarë, sepse siç tha e ka respektuar atë që familjarët kanë dashur të dijnë më shumë informacione për këtë rast. Por, shtoi se asnjëherë nuk u ka dhënë kopje të provave që i ka poseduar. Avokatja e tyre  vlerëson se dëshmia e Zaevit, nuk tregoi asgjë të re, të pa dëgjuar deri më tani.

Sinkron: Dafinka Ivanovska, avokate e djemve të vrarë

“Mendoj se ishit dëshmitarë të diçkaje që e kemi dëgjuar deri tani. Asgjë nuk kishte të re, bombastike. Mendoj se zotri Zaevit i shkon politika dhe të gjithë përgjigjet e tij ishin politike dhe jo konkrete. Kështu që mendoj se nuk ka asgjë të re, që do të ndikonte, me prova të ndryshme për zbardhjen e rastit”.

Kurse avokati Naser Raufi pyeti Zaevin nëse i kujtohet që në një takim të tyre, ku ka pasur edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, u ka thënë se autor i rastit “Monstra” është Sinisha Aleksovski. Por, gjithashtu Zaevmohoi ta ketë thënë të njejtën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments