18.7 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeStërvitja “Defender 2023”, Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lartë në...

Stërvitja “Defender 2023”, Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lartë në nivelin e respektit ndërkombëtar

Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” nisi ditën e sotme në Tiranë përmes një ceremonie në sheshin “Nënë Tereza”, ku të pranishëm ishin Presidenti i Shqipëri Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se zhvillimi i stërvitjes për të dytën herë në Shqipëri është një tregues i nivelit të respektit ndërkombëtar që ka tashmë Shqipëria.

Ai theksoi se kjo stërvitje vë në pah përmirësimin e kapaciteteve ushtarake të vendit, dhe tregon përkushtimin euroatlantik për të mbrojtur vlerat dhe parimet perëndimore.

“Shqipëria ka nderin të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë. Ky është një privilegj i Forcave të Armatosura shqiptare të cilat janë mikpritëse dhe pjesëmarrëse në këtë stërvitje, e cila për herë të dytë vë në pah përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve tona ushtarake falë dhe mbështetjes të paçmuar të aleatëve të SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë të NATO-s. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lartë në nivelin e respektit ndërkombëtar”, tha Rama.

“Dhe sot e ulur në Këshillin e Sigurimit dhe krah për krah me SHBA-të si bashkëpendmbajtëse, ajo merr një profil dhe një rol që jo vetëm e ngarkon me përgjegjësi të jashtëzakonshme, por vë në dukje se çfarë përparimi dhe çfarë pjekurie ka arritur vendi ynë. Zhvillimi i kësaj stërvitje është shprehje e unitetit të madh dhe vendosmërisë së palëkundur të komunitetit euroatlantik për të mbrojtur vlerat dhe parimet mbi të cilat ngrihen vendet tona”, shtoi kryeministri shqiptar.

Kujtojmë se stërvitja “Defender Europe 2023” është shtrirë në dhjetë vende në Evropë përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë. Në Kosovë stërvitja këtë vit do të përqendrohet në rajonin e Gjakovës.

Rreth 7 mijë trupa amerikane dhe 17 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere do të marrin pjesë në stërvitje. Në kuadër të stërvitjes rreth 7 mijë pajisje u dërguan nga SHBA për në Evropë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments