15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMASH: Të gjithë nxënësit do ti marrin në kohë dëftesat për vitin...

MASH: Të gjithë nxënësit do ti marrin në kohë dëftesat për vitin shkollor 2022-2023

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në kohë do t’i marrin dëftesat për vitin shkollor 2022-2023 , gjegjësisht në muajin qeshor. Byroja për Zhvillimin e Arsimit tanimë, nën kompetencën e së cilës është zbatimi i procedurës për prokurim të dokumentacionit pedagogjik për shkollat, përfshirë edhe dëtfesat, tanimë e realizoi këtë detyr.

Sipas informacioneve të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, është lidhur marrëveshje me operator ekonomik dhe tanimë është duke i dorëzuar dëftesat për të gjitha klasat, ndërsa përfundoi dorëzimi për nxënësit e klasës së katërt dhe të nëntë në arsimin fillor, si dhe për nxënësit nga vitet e fundit të arsimit të mesëm.

Pas dorëzimit të plotë, secila shkollë përcakton në mënyrë individuale datat e dhënies së dëftesave për secilën klasë. Apelojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt pas përfundimit të vitit shkollor, e cila në përputhje me kalendarët për organizimin e punës shkollore zgjat deri më 14 qershor për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme deri më 9 qershor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments