9.1 C
Tetovo
E hënë, 13 Maj, 2024
BallinaLajmePeters: Kosova çdo herë u është përgjigjur thirrjeve të ShBA-së

Peters: Kosova çdo herë u është përgjigjur thirrjeve të ShBA-së

Senatori amerikan Gary Peters, pas takimit me presidenten Vjosa Osmanin tha se Kosova çdo herë ka treguar bashkëpunim me SHBA, sa herë që i është kërkuar.

Peters pati fjalë të mëdha edhe për qasjen e Qeverisë në luftën ndaj korrupsionit dhe rritjen ekonomike.

“Marrëdhënia Kosovë ShBA është special, nuk ka vend në botë që ka miqësi dhe afërsi me ne, ne e ndjejmë këtë. Ekonomia do të lulëzoj dhe jam i bindur që do të bëhet vend për jetesë të mirë. Kosova është duke e bërë me shumë se që është e mundur. Ju e dini kur dikush e shkel sovranitetin. Prandaj jeni këtu dhe ShBA është përkrah jush, do të mundohem që edhe sigurinë kibernetike, sepse ka rrezik. Me kënaqësi pata pranuar ftesën e juaj zonja presidente Osmani”, tha Peters

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments