15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaEkonomiAdministrata gjyqësore: Të kthehen shtesat në paga

Administrata gjyqësore: Të kthehen shtesat në paga

Të punësuarit në shërbimet gjyqësore kanë kërkuar t’ju kthehen shtesat në pagë, dhënia e të cilës nga muaji maj do të ndërpritet. Ata në takimin me kryetarin e Këshillit gjyqësor, kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme të problemit, në të kundërtën pakënaqësitë do t’i shprehin përmes grevës pasive, me të cilën më së shumti do të pësojnë qytetarët. Sipas sindikatës, dallimet e pagave mes gjykatësve dhe bashkëpunëtorëve profesional, proceshkruesve, fletëdorëzuesve dhe të punësuarve të tjerë,asnjëherë nuk ka qenë më i madh.

“Kërkojmë të na kthehen shtesat në pagë në muajin maj deri 35 % dhe ata të vendosen deri më datën 20 të muajit aktual. Dallimet në paga mes gjykatësve dhe bashkëpunëtorëve profesional apo zyrtarëve të tjerë janë shumë të mëdha, andaj kështu nuk mund të punojmë, kur e shohim se vetëm atyre u rriten pagat, ndërsa për ne nuk ka as shtesa në pagë.”, – deklaroi kryetarja e Sindikatës së pavarur të shërbimeve gjyqësore, Jasmina Veliçkova.

“Gjykatësit kanë kuotë, kur ta plotësojnë atë, kanë shtesë . D.m.th. shërbimet gjyqësore e bëjnë normën për të cilën ata marrin shtesë dhe ata që e bëjnë normën nuk marrin asgjë. E gjithë sistemi gjyqësor patjetër se duhet të punojë që në fund dikush vetëm se ta nënshkruajë, e ai është gjykatësi.”, – theksoi kryetari i Sindikatës së administratës gjyqësore, Goran Risteski.

Rreth 5.000 deri më 6.000 të punësuar në administratën gjyqësore janë të tanguar nga vendimi që të hiqet shtesa në pagë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments