10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeStamboll : Aksion policorë kundër grupit të Sedat Pekerit

Stamboll : Aksion policorë kundër grupit të Sedat Pekerit

Në Stamboll, në kuadër të një aksioni policor në 74 adresa, janë arrestuar 43 persona, derisa policia ka bastisur vilën dhe makinën luksoze të Sedat Pekerit, për të cilin thuhet se është jashtë Turqisë dhe dje kishte përgënjeshtruar informacionet se posedon pasaportë të Maqedonisë me identitet të rrejshëm.

Ekipet e Departamentit për luftë kundër krimit të organizuar në Policinë e Stambollit, sic transmeton KlanM, kanë kryer operacione në Stamboll kundër grupit të Sedat Pekerit. Deri tani njoftohet se janë arrestuar 63 persona në operacionet në 121 adresa në Stamboll, Ankara, Koxhaeli dhe Hataj. Sipas mediave turke, operacioni ka filluar në ora 06:00 të mëngjesit.

Një nga adresat ku janë kryer operacionet policore në Stamboll, sic transmeton KlanM, ishte kati I dytë I një ndërtese katërkatëshe në lagjen Bahçelievler. Ekipet që kishin ardhur para ndërtesës në 06.00 të mëngjesit kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda. Ekipe të policisë kanë kryer bastisje edhe në katin e tretë në rezidencën që gjendet në Mahalesi Sejhan Sokak në Kadikoj, si dhe në ndërtesën në Maltepe./KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments