2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeAntikorrupsioni zbulon, bastoret bëjnë larje parash

Antikorrupsioni zbulon, bastoret bëjnë larje parash

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK), duke bërë kontrolle në gjendjen pronësore-juridike të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar dhe vërtetësinë e të dhënave të parashtruara, ka zbuluar keqpërdorim të të dhënave zyrtare dhe dyshim për larje parash nga ana e bastoreve.

“Për shkak të tejkalimit të kësaj, propozoj që si KSHPK të kërkojmë urgjentisht të bëhet kontroll antikorrupsion të Ligjit për lojërat e fatit dhe të të bëhet kontroll të ligjit për rregullimin e pagesës në para të gatshme, pasi tani për tani me kontrollin e parë, rreth 40.000 euro janë vendosur në paraqitjet tatimore pa ditur qytetarët. Të kërkojmë ndryshim të ligjit ose të rregullohet kjo pagesë në para të gatshme”, propozoi anëtari i KSHPK-së, Goran Tërpenoski, i cili ka punuar në rastin së bashku me shërbimet e komisionit.

Gjatë kontrollit ata kanë zbuluar rast të dyshimit të keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve nga bastoret sportive dhe indikacion për dyshim për larje të mundshme të parave.

Ai apeloi deri te lojtarët dhe qytetarët që t’i kontrollojnë paraqitjet tatimore, pasi, siç tha Tërpenoski, ka raste të humbjes së ndihmës sociale, vjedhjes së të dhënave personale, marrjes së kredive…

Anëtarët e KSHPK-së i pranuan propozimet e Tërpenoskit për reagim të shpejtë, por po ashtu propozuan edhe takime me institucionet kompetente për zgjidhje sa është e mundur më të shpejtë të rastit dhe lëshimeve sistematike.

Në seancën po ashtru është mbyllur rasti me ish avokatin e popullit Ixhet Memeti dhe informatat të cilat deri te KSHPK-ja janë dorëzuar në mënyrë anonime dhe me këtë rast u konstatua se është vepruar sipas ligjit.

KSHPK debatoi edhe për disa raste për përleshje të interesave.

АНТИКОРУПЦИСКА КОМИСИЈА: Имаме сомнежи за перење пари во обложувалници, нема случај за Иџет Мемети

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments