BFI: Vaksina antikovid nuk e prish agjërimin

55

Mexhlisi për Fetva pranë Rijasetit të BFI-së në RMV, duke shqyrtuar argumentet autentike islame dhe duke u konsultuar me fetvatë e qendrave dhe akademive shkencore islame, informon besimtarët mysliman se të gjitha vaksinat kundër Koronës, nuk e prishin agjërimin e agjëruesit edhe nëse merret gjatë ditës së agjërimit të Ramazanit.

“Marrë parasysh faktin se edhe këtë vit besimtarët mysliman do të fillojnë agjërimin e Muajit të Ramazanit nën hijen e pandemisë Kovid-19, dhe me përpjekjen e autoriteteve kompetente për stimulimin e imunitetit kolektiv përmes vaksinimit, meqenëse këto vaksina nuk depërtojnë në organizmin e njeriut përmes rrugëve natyrore të konsumimin të ushqimit dhe pijeve por depërtojnë përmes gjilpërës dijetarët mysliman  duke u mbështetur në argumentet autentike konstatuan se vaksinimi kundër Koronës nuk e prish agjërimin. Kjo përforcohet gjithashtu nga fakti se vaksina nuk ka as trajtim ushqyes e as vitaminoz, nuk arrin as në fytin e as në lukthin e njeriut, prandaj edhe nuk e prishë agjërimin”, thonë nga BDI.

Mirëpo, nga BDI shqarojnë nëse besimtarit mysliman gjatë agjërimit i paraqiten komplikime apo efekte anësore për shkak të vaksinimit apo për ndonjë shkak tjetër, atëherë është i detyruar të veprojë sipas udhëzimeve të mjekëve, e nëse prishet agjërimi me përdorimin e ndonjë medikamenti tjetër, atëherë këtë ditë të agjërimit e kompenson me një ditë tjetër pas Ramazanit.tv21