7.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeSpitali i Mitrovicës së Veriut: Disa qytetarë erdhën me lëndime të lehta,...

Spitali i Mitrovicës së Veriut: Disa qytetarë erdhën me lëndime të lehta, asnjë s’u hospitalizua

Nga Spitali i Mitrovicës Veriore kanë thënë se një numër i qytetarëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas incidentëve të sotme para objekteve komunale, por të gjithë kanë pasur lëndime të lehta.

Zëvendës-drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës Veriore, Danica Rudomiroviq, ka thëmë për Kossev se asnjë nga të lënduarit nuk ka pasur nevojë për trajtim të mëtutjeshëm në spital, transmeton Gazeta Express.

Këto janë lëndime të shkaktuar si pajosë e shok-bombave dhe gazit lotsjellës.Ka edhe disa djegie dhe lëndime të vogla që kërkojnë ndërhyrje kirurgjike dhe trajtim të plagëve, por deri më tash, asnjë s’është hospitalizuar dhe as nuk ka pasur lëndime serioze ose shenja se kërkohet hospitalizim”, citohet të ketë thënë Rudomiroviq.

Ndërkaq, mediat kanë raportuar se gjatë tensioneve të sotme janë lënduar së paku pesë policë. Gjithashtu, janë shkatërruar disa vetura të Policisë së Kosovës.

Sot gjatë ditës, Policia shpërndau turmat, duke mundësuar hyrjen e tre kryetarëve të rinj në objektet e komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. /Express/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments